Nuk është ndërtuar “Qendra e Kongresit” në Ohër

“Qyteti i Ohrit meriton të ketë sallë universale bashkëkohore dhe moderne dhe Qendër Kongresi. Përmes ndërtimit të këtij kompleksi do të krijojmë vend në të cilin do të mbahen evente kulturore-artistike dhe manifestime, koncerte, opera, balet, teatër dhe kinema, ndërsa do të kontribuojë në zhvillimin e kongresit të turizmit. Projekti është në procedurë dhe të ja ofrojmë investitorit të interesuar me qëllim që të realizohet përmes partneritetit publiko-privat”, u shkruajt në përshkrimin e projektit të planifikuar nga VMRO-DPMNE-ja në programin zgjedhor të saj, shkruan Portalb.mk.

Projekti “Ndërtimi i sallës universale me shumë shërbime dhe një Qendre Kongresi”, opinionit maqedonas dhe banorëve të Ohrit jua premtuan VMRO-DPMNE dhe kryetari i tanishëm i Komunës së Ohrit Nikolla Bakraçeski në programin zgjedhor për zgjedhjet lokale (2013-2017), Vepra të reja për zhvillim të ri, vepra të reja për një Ohër më të mirë. Verifikimi i “Vërtetmatësit” lë të kuptojmë që ky premtim zgjedhor deri më tani (01.09.2017) nuk është realizuar.

Kryetari i komunës së Ohrit, Bkraçeski nuk arriti të realizojë projektin në mandatin 2013-2017, por shpreson që ta realizojë në mandatin e ardhshëm. Në llogaridhënie për atë që është punuar të publikuar në internet faqen e Komunës së Ohrit prej janarit të këtij viti, Bakraçeski thotë se partneriteti publiko-privat del prej loje sepse planifikon që këtë projekt ta realizojë me para nga kompania shtetërore energjetike ELEM.

Në llogaridhënie shtohet edhe se dokumentacioni për planifikimin urban është në fazën e fundit përgatitore, ndërsa projekti duhet që të realizohet në gjysmën e parë të vitit.

“Qendra e Kongresit do të lokalizohet në lagjen Daljan ose në hapësirën mes kompleksit të tanishëm banimi dhe hotelit ekzistues me emër të njëjtë. Do të jetë një prej projekteve më të rëndësishme kapitale i cili prej kohësh i mungon Ohrit. Konstruksioni financiar për realizimin e projektit do të jetë në ELEM. Dokumentacioni i planifikimit urban të cilin e siguroi Komuna e Ohrit është në fazën përfundimtare, ndërsa fillimi i aktiviteteve ndërtuese pritet që të jetë në gjysmën e parë të vitit 2017. Qendra e Kongresit duhet që të ketë sallë të madhe ose arenë kryesore në të cilën do të zhvillohen aktivitete e mëdha të kongresit me kapacitet prej 1.500 deri në 2.000 ulëse dhe 4 deri më 6 salla më të vogla me kapacitet për 200 persona. Me këtë projekt kapital dukshëm do të vi deri te zhvillimi i turizmit në kongres. Aktivitetet kryesore do të zhvilloheshin në qendrën e madhe të kongresit, ndërsa simpoziumet satelitore në sallat e hoteleve të Ohrit”, sqarohet në llogaridhënie.

Qendrën e Kongresit në Ohër si projekt, VMRO-DPMNE e ka planifikuar edhe në Programin e saj parazgjedhor “Realja” për zgjedhjet parlamentare të vitit 2016. Partia ka planifikuar edhe këtë qendër kongresi ta ndërtojë me para nga buxheti shtetëror edhe atë në periudhën prej vitit 2017 deri në vitin 2020.

“Në Ohër në lagjen Daljan do të ndërtohet një prej qendrave më prestigjioze për konferenca në Evropë. Qendra e Kongresit do të përbëhet prej më tepër objekteve për organizimin e ngjarjeve, konferencave, seminareve, mbledhjeve, ligjërimeve të specializuara nga fusha të ndryshme, nga mbledhjet e mëdha të biznesit deri të manifestimet solemne, ekspozita, promovime, bankete dhe mbrëmje gala me kapacitet prej 1.500 njerëz njëkohësisht, edhe atë: » 5-6 salla multifunksionale të pajisura për promovime dhe mbledhje me kapacitet deri 100 persona; » Një sallë të madhe më së paku për 1.000 persona; » 2-3 salla të vogla për takime bilaterale; » Salla kinemaje me kapacitet për 200 njerëz; » Restorant dhe hapësirë parkimi. Me ndërtimin e kësaj Qendre për Kongres plotësojmë kapacitetin turistik dhe shërbimet të cilat i ofron Ohri dhe përgjithësi në Republika e Maqedonisë. (Buxheti: 10.000.000 euro AFATI: 2017-2020)”, shkruan në programin zgjedhor të VMRO-DPMNE-së.

Nga informacioni i cili është i qasshëm për opinioni për realizimin e projektit deri më tani mund të kuptojmë që kompania shtetërore ELEM u distancua nga zgjidhja ideore të cilën e përgatit arkitektja Ivana Raleviq dhe është shkruat konkurs për zgjedhjen e shtëpisë projektuese e cila do të përgatis projektin bazë, përfshirë këtu edhe revizionin e tij. Për përgatitjen e projektit bazë ELEM është paraparë të ndajë dikur rreth 17 milion denarë.

Nga dokumentet që janë në dispozicion, por edhe nga Llogaridhënia e kryetarit të komunës së Ohrit, Nikolla Bakraçevski prej janarin e këtij viti (2017), shihet se këtë projekt të cilin ai e premtoi në programin e tij (2013-2017) nuk është realizuar. Kjo vërtetohet edhe me atë se partia e tij VMRO-DPMNE ka planifikuar që ta ndërtojë në periudhën 2017-2020.

BURIMI: Vërtetmatës.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button