Policia italiane sekuestron katër ton drogë në jahtin e tre shqiptarëve

Sekuestrohen 3 ton e 992 kilogramë marijuanë nga Guardia di Finanza pas një operacioni ndërkombëtar antitrafik droge mes Policisë së Shtetit shqiptar, Guardia di Finanza dhe Policisë italiane.

Policia e Shtetit njoftoi sot se, në orët e para të mëngjesit nga ana e GdF italiane u bë i mundur ndalimi dhe sekuestrimi i një Jahti me flamur të SH.B.A.(Delaware)

Si rezultat i ndjekjes nga skuadrat e GdF dhe me suport ajror u bë i mundur bllokimi i mjetit lundrues me ekuipazhin e përbërë nga tre shtetas shqiptarë.

Mjeti lundrues u kap në ujërat territoriale italiane në zonën e Viestes.

Detaje të tjera lidhur me aksionin nuk zbulohen për shkak të sekretit hetimor.

Policia e Shtetit bën të ditur se po bashkëpunon ngushtë me Guardia di Finanza dhe Policinë italiane si dhe po shkëmben informacione intensivisht me Policinë malazeze për zbardhjen e këtij trafiku.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button