Avokati i Popullit: Gjendja me deponimin e mbeturinave është nën çdo nivel

Zvogëlohet numri i parashtresave të dorëzuara deri te Avokati i Popullit për mbrojtje të së drejtës së ambientit të shëndoshë të jetesës prej 35 në vitin 2012 në 15 në vitin 2016, me ç’rast më së shpeshti parashtresat kanë të bëjnë me problemin me zhurmën, informoi sot zëvendës avokati i popullit, Vaska Bajramovska Mustafa.

“Kjo tregon në nivelin e ulët të vetëdijes ekologjike, por edhe në nevojën për ngritjen e vetëdijes te qytetarët. Nga ana tjetër, brengos plogështia e organeve dhe institucioneve kompetente, mosbashkëpunimi dhe mungesa e koordinimit për ndërmarrjen e masave sistematike mes pushtetit qendror dhe lokal”, deklaroi Bajramovska Mustafa.

Hulumtimi i Avokatit të Popullit për gjendjen me deponimin e mbeturinave në Republikën e Maqedonisë, u zbatua në vitin 2016, tregon se gjendja me deponimin e mbeturinave është nën çdo nivel, substandarde dhe pothuaj nuk respektohet asnjë normë ligjore, e cila ka të bëjë me këtë çështje.

Ajo tha se deponitë rajonale shfrytëzojnë vetëm 14 komuna, ndërsa 42 komuna shfryrtëzojnë deponi lokale për mbeturina komunale e tjera, ndërsa 11 nuk shfrytëzojnë deponi lokale, as rajonale

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button