Në prag të 100 vjetorit, gazeta New York Daily News shitet për 1 dollar

Kompania amerikane Tronc, pronar i shtëpisë mediale “Chicago Tribune”, mbrëmë njoftoi se ka blerë gazetën e përditshme “New York Daily News”, raporton Anadolu Agency (AA).

Kështu Tronc për 1 dollar u bë pronare e të përditshmes e cila është ndër më të popullarizuarat në SHBA, një ekzemplar i së cilës kushton një dollar e gjysëm.

Detajet e mëtejshme të kontratës së shitjes do të publikohen më vonë.

Tronc është një kompani e cila u themelua në qershor të këtij viti në kuadër të ribrendimit të “Tribune Publishing” dhe ka zyra në dhjetë shtete federale të SHBA-së.

Los Angeles Times, The Baltimore Sun dhe Orlando Sentinel janë pjesë e Tronc-it.

“Jemi të lumtur që ‘New York Daily News’ është bërë pjesë e familjes Tronc. I gëzohemi punës së përbashkët”, tha drejtuesi i Tronc, Justin Dearborn.

“New York Daily News” është gazetë e përditshme e cila u themelua në vitin 1919 dhe është fituese e gjithsej 11 shpërblimeve Pulitzer. Kjo është një gazetë e preferuar e udhëtarëve të metros në New York.

Famën më të madhe kjo gazetë njujorkeze e përjetoi në vitet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, kur shitja mesatare ditore arriti në 2.4 milionë gazeta, kurse ajo javore në pesë milionë kopje.

Aktualisht gazeta shet nga 200 mijë kopje në ditë, kurse 270 mijë në javë, me çka ende është ndër dhjetë gazetat ditore më të shitura në SHBA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button