Katalonia do të shkojë në referendum, në pah krizë në Spanjë

Katalonia sot duhet të miratojë ligj me të cilin do të vendosen themelet për shpallje të referendumit për pavarësi më 1 tetor, të cilin Madridi ashpër e kundërshton.

Rereferendumi sot edhe zyrtarisht do të shpallet, thonë burime të afërta të qeverisë rajonale.

Pritet që partitë separatiste të cilat kanë shumicë në parlamentin rajonal, të miratojnë propozim ligj, duke injoruar vendimin e Gjykatës Kushtetuese spanjoll me të cilën referendumi u shpall për jokushtetues.

Propozim ligji për referendum për pavarësi do të jetë në rend dite sot të seancës speciale pa debat, ndërsa përfaqësuesit më të lartë të Qeverisë katalunase shpejtë do ta nënshkruajnë, që do të jetë hyrje në krizë të madhe e Spanjës.

Katalonia është krahina më e pasur spanjolle, me 7,5 milionë banorë, gjuhë amë dhe tradita, ndërsa sjellë një të pestën nga të ardhurat spanjolle në ekonomi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button