Alivanosje

Dje i dëgjova dy konferencat për shtyp,  pak a shumë të mërzitshme, atë të Zaevit, për 100 ditë qeveri, dhe atë të Gruevskit për temën e njëjtë. Siç e deshi rasti, që asnjë nga rrethi ministror i kryeministrit Zaev, pavarësisht se disa me këmbëngulje luanin me celularët në dorë, nuk e humbi baraspeshën derisa shefi i tyre i nmëronte sukseset e qeverisë së re; ndërsa te Gruevski, Marko i ri nuk qëndroi, u alivanos në mes të fjalimit të liderit të tij partiak, me çfarë pakëz e rrënoi idenë propagandiste të VMRO-DPMNE që fjalimin ta “blindojë” me njerëz të ri rreth tij, të cilët do të duhej ta simbolizojnë vitalitetin dhe dritën e ardhmërisë së shefit të tij partiak ( “Sepse aty ku është rinia, aty është edhe zbavitja!”, Tito) dhe vizioni i tij për Maqedoninë.

Vallë Marko dje nuk kishte ngrënë siç duhet, e prandaj kishte pak marramendje, ose nuk pati më fuqi ta durojë hipokrizinë e liderit të tij Gruevski, kështu që vendosi të alivanoset – supozoj se këtë asnjëherë nuk do ta kuptojmë. Mirëpo, me siguri se pak më tepër vitamina nuk do t’i bënin dëm. Gruevskit. Që të del nga anemia ideore në të cilën është zhyur pas zgjedhjeve.

Sepse, Gruevski sikur ende nuk kupton që dhjetorin e kaluar, pjesa më e madhe e votuesve maqedonas, të përballur me mëdyshjen për ndryshimin e qeverisë ose ndryshimin e vendit në të cilin jetojnë, u përcaktuan për të parën. Dhe, edhe një “maler” në ditën e njëjtë: derisa Gruevski edhe dje brumbullinte për suksesin epokal të qeverisë së tij me investitorët në Maqedoni, Viktor Mizo,  njeriu kompetent për shumë vite për atë operacion të Familjes, vendosi të akomodohet ngrohtë në listën e pagesës pikërisht te një investitor i huaj i cili vetëm para dy vitesh, vetë e ka negociuar. Këtu nuk bëhet fjalë për ndeshje të interesave – bëhet fjalë për ndeshje morale – politike me disa të lënduar rëndë, mes të cilëve edhe biçiklisti Gruevski:  i rrotullon ai pedalet në konferencën për shtyp, dhe përnjëherë e shtyp me shleper Mizo…Pamje e tmerrshme. Pothuajse si ajo në selinë e partisë pas lajmit se BDI bën Qeverinë me LSDM.

Sipas kësaj, edhe në 100 ditët e kaluara të Qeverisë së re, pozitat mbeten mjaftë të pandryshuara: LSDM insiston në meritokraci, kursim dhe shtet të ngadalshëm por juridik; VMRO –DPMNE në nacionalizëm, patriotizëm dhe dekadencë baroku. Zaevi i thellëson lidhjet politke me Shqiptarët ( edhe pse jo patjetër edhe me partitë shqiptare) VMRO në mënyrë plotësuese e thellëson hendekun që i ndan me shqiptarët, Zaevi i plotëson premtimet parazgjedhore, Gruevski tenton bllokimin e tyre. Zaevi për 100 ditë përzemërsisht u prit në disa vende të huaja sesa Gruevski do të dinte t’i numërojë kryeqytetet e tyre. Etj.

Këto janë trajektoret politike nëpër të ilat zhvilloheshin edhe zgjedhjet parlamentare, pas të cilave Gruevski u ul në opozitë. Pra, pse pasojat politike nga zgjedhjet vendore për Gruevskin të jenë ndryshe? Ai ëhtë garanca më e mirë për LSDM, për rezultate të mira zgjedhore.

Burimi: CIVIL

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button