fbpx

Shkupi nga prizmi i mjerimit (FOTO)

Vapë verore në qendrën e Shkupit, përmes objektivit të Vullnet Mahmutit, pasqyrë dëshpëruese për gjendjen sociale në Maqedoni, shkruan Civilalb.info.

Edhe në vapën më të madhe dhe ndalesave për punë në ambiente të hapura, familjet e rrezikuara sociale, qytetarët janë lënë pa zgjedhje, qëndrojnë në semaforë, për pak para lusin t’i pastrojnë xhamat mbrojtëse të makinave nga shoferët e nevrikosur, në kohën kur ata presin të ndizet drita e gjelbër e semaforit.

Tregimi për këtë grua është i trishtë. Në pamundësinë ta luftojë fatin e mjerë, me orë të tëra qëndron e gjunjëzuar mbi pllaka, duke i ndjekur hapat e kalimtarëve, në pritje të dashamirëve që do t’i japin ndonjë denarë, që ta mbijetojë ditën.

Edhe fati i qytetarëve të cilët në perëndim mbeten pa kujdes, pa dashuri nga më të afërmit, dhe në fund edhe nga shoqëria. Kështu, tregimi i jetës u thur ditë në të cilat dritën dhe lumturinë ua sjellin kalimtarët e rastit. Ndërsa ata, vijnë e shkojnë, të pavetëdijshëm se për lypsarët, ushqimi më i madh janë shikimet e rastit dhe dashamirët, nga të cilat rrezaton dashuria dhe ngrohtësia.

Fotografitë në fakt janë rrëfime të trishta, për secilin nga këta njerëz. Shoqëria, institucionet përkatëse, duhet sa më shpejtë ti përkushtohen luftës me kërkimin e lëmoshës. Këta qytetarë duhet të strehohen, të kyçen në procesin e arsimit, punës…Këta qytetarë meritojnë, si të gjithë tjerët, jetë dinjitoze.

  

 

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close