Pirgu dhe Jaho me “La Traviata” në Buenos Aires

Janë duke u realizuar provat e fundit të shfaqjes “La Traviata” në Buenos Aires, shfaqje kjo që në të njëjtën skenë do të prezantojë dy ndër artistët më të fuqishëm në skenat prestigjioze ndërkombëtare, Ermonela Jaho e Saimir Pirgu.

Kjo shfaqje operistike e Verdit që do të prezantohet në Shtëpinë Operistike në Buenos Aires më 12 shtator, do të vijë me rolet kryesore pikërisht nëpërmjet artistëve shqiptarë, ku Ermonela Jaho do të paraqitet në rolin e Violetës, kurse Saimir Pirgu në atë të Alfredos. Kjo shfaqje më pas do të ketë edhe reprizat më 15, 17 dhe 19 shtator, shkruan KultPlus.

Ermonela Jaho dhe Saimir Pirgu janë dy nga artistët shqiptarë, të cilët janë prezantuar në skena të mëdha prestigjioze të botës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button