“Eshtrat që vijnë vonë” e Teki Dervishit në garë për çmimet e festivalit në Strumicë

Shfaqja e Teatrit Kombëtar të Kosovës, që ironizon me luftën për identitet, nacionalizmin dhe fenë,do të hyjë në garë për çmimet e festivalit që mbahet në Strumicë të Maqedonisë.

“Eshtrat që vijnë vonë” me tekst të Teki Dervishit dhe regji të Martin Koçovskit, do të shfaqet në edicionin e 25-të të Festivalit Ndërkombëtar të teatrit kamertal “Risto Shishkov”, njofton Koha.net.

Shfaqja nga Kosova është në garë në dy kategori të këtij festivali. Në tetor të vitit të kaluar, kjo shfaqje triumfoi në edicionin e katërt të “Fest(in) on the Boulevard”, që e organizon rrjeti “NETA – New European Theatre Action”, me ndihmën e Teatrit Kombëtar të Bukureshtit.

E prezantimi në qytetin maqedonas është vazhdim i rrugëtimit të “Eshtrat që vijnë vonë” nëpër festivale jashtë vendit. Në Prishtinë, ishte dhënë premierë në maj të vitit të kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button