Maqedoni, u hap Ambasada e Japonisë me kryerje të ceremonisë “kagami biraki”

Me kryerje të ceremonisë “kagami biraki” – thyerje të fuçisë me pite mjalti, si simbol i hapjes drejt harmonisë dhe fatit sot në Shkup, u hap zyrtarisht Ambasada e Japonisë.

Në solemnitet ministri shtetëror i Punëve të Jashtme i Japonisë, Kuzujuki Nakane dhe ambasadorja japoneze Keiko Aneda, uruan vazhdim të marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve.

Ambasadorja japonez Aneda në hapje tha se gjithmonë kanë pasur raporte të mira me Maqedoninë dhe u falënderua në orvatjet e të gjithëve, të cilët i kanë avancuar marrëdhëniet e mira në të kaluarën.

“Ekipi im përbëhet nga katër persona nga Japonia, si dhe tetë persona të punësuar lokal nga Maqedonia. Të gjithë ne jemi shumë të përkushtuar dhe të rinj, ose të paktën të rinj në zemër, dhe do të donim të punojmë me mund me të gjitha palët që t’i ashpërsojmë dhe thellojmë raportet në të gjitha sferat. Për shkak të kësaj jemi mirënjohës për mbështetjen dhe bashkëpunimin tuaj të vazhdueshme”, deklaroi Aneda.

Ministri shtetëror i Punëve të Jashtme i Japonisë, Kuzujuki Nakane tha se përmes hapjes së kësaj ambasade do të donim edhe më tej t’i zhvillojnë marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve.

Theksoi se si ministër shtetëror i Punëve të Jashtme i Japonisë përgjegjës për marrëdhëniet japonezo-maqedonase angazhohet që të investojë orvatje maksimale në avancimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Zëvendësministrja e MPJ së Maqedonisë, Arta Toçi tha se hapja e Ambasadës së Maqedonisë është vetëm guri i fundit i mozaikut i filluar para 23 viteve.

“Populli i Maqedonisë kurrë nuk do të harrojë ndihmën nga populli japonez në tërmetin e vitit 1963, pavarësinë në vitin 1991 ose ndihmën për përballje me krizën e refugjatëve. Jemi shumë të lumtur që Japonia mike e ka plotësuar premtimin për hapjen e sërishme të ambasadës në Maqedoni”, deklaroi Toçi.

Në solemnitet morën pjesë një numër i madh i të ftuarve, mes të cilëve kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, zëvendëskryeministri Bujar Osmani, ministrat e Mbrojtjes dhe të Kulturës, Radmilla Shekerinska dhe Robert Allagjozovski, si dhe një numër i madh i ambasadorëve të huaj në Republikën e Maqedonisë, mes të cilëve edhe ai britanik Çarls Geret, francezi Kristian Timonie, holandezi Vauter Pllomp. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button