Kuvend, rikthehet debati për zgjedhje të prokurorit publik

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta vazhdojë debatin për propozimin e shpalljes së emërimit të Prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë, që është në rend dite të seancës së 12-të.

Të hënën, deputetët e opozitës akuzuan se me procedurën për shpalljen publike shkelet neni i ligjit i cili sipas tyre, LSDM-ja ka kërkuar të futet në Kodin penal. Ata përkujtuan se edhe Qeveria e RM-së distancohet nga, siç theksojnë, çfarëdo procedurash dhe se i lënë në pezullim të gjitha shkarkimet dhe emërimet e funksionarëve për pas zgjedhjeve.

Shumica qeveritare e kryesuar nga LSDM-ja, megjithatë, konsideron se nuk është shkelur asnjë ligj në procedurën për shkarkimin e prokurorit publik Marko Zvërlevskit dhe i përkujtuan kolegët e opozitës se në vitin 2013 kur u shpallën zgjedhjet më 11 janar, veçmë 21 janar përkatësisht për dhjetë ditë, qeveria e atëhershme e VMRO-DPMNE-së e emëroi Zvërlevskin për prokuror publik dhe pyetën pse atëherë nuk u reagua për këtë.

Deputetët paraprakisht e filluan punën për pikat nga rendi i ditës në seancën e 12-të në të cilën janë vendosur disa ligje me procedurë të shkurtuar, si dhe Propozim vendimi për konfirmimin e numrit të nënkryetarëve të Kuvendit.

Shumica qeveritare e mbështeti propozimin e opozitës në rend dite, me procedurë të shkurtuar të vendosen tre ligjet e tyre.

Me procedurë të shkurtuar do të bartet pakoja e ligjeve e propozuar nga shumica qeveritare. Këto tre ligje parashikojnë që paga minimale të jetë 12.000 denarë, kompensim për një grup të caktuar të personave të falimentuar dhe heqje e taksës radiodifuzive, të propozuar nga shumica qeveritare.

Qeveria propozoi me procedurë të shkurtuar të barten edhe ndryshimet e Ligjit për studime mjekësore dhe përsosmëri të vazhdueshme profesionale të mjekëve në mjekësi me të cilin, siç tha mes të tjerash ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, parashikon që spitalet të vendosin cili mjek do të shkojë në përsosmëri jashtë vendit e jo siç deri më tani që ka shkuar ministri i Shëndetësisë

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button