Protesta në Uashington dhe në Nju-Jork për shkak vendimit të Trampit për heqjen e programit DACA

Policia në Nju-Jork mbrëmë arrestoi më shumë se 30 persona, të cilët e bllokuan Aveninë e pestë në Manhatan, para Kullës së Trampit për shkak vendimit të presidentit amerikan Donald Tramp për ta hequr programin për mbrojtje nga deportimi i 800.000 emigrantëve të rinj, të cilët ilegalisht kanë hyrë në SHBA, derisa kanë qenë fëmijë.

Në protestën në Nju-Jork kanë marrë pjesë rreth 400 njerëz. Edhe para Shtëpisë së Bardhë në Uashington u mbajt protestë, ndërsa prefekti i Çikagos, Ram Emanuel duke iu drejtuar nxënësve nga një shkollë e mesme, prej të cilëve numri më i madh ilegalisht kanë hyrë në SHBA, u tha se janë të mirëseardhur.

Edhe autoritetet në Los Anxhelos paralajmëruan se do të shprehin protestë për shkak vendimit të Trampit për ta hequr programit DACA.

Tramp dje në mbrojtje të vendimit të tij për heqjen e programit DACA theksoi se punëtorët amerikanë duhet të jenë në vend të parë.

Programi DACA është pranuar nga ish presidenti amerikan Barak Obama, me të cilin është mundësuar prolongim i përkohshëm i deportimit të pothuajse 800.000 kandidatëve të kualifikuar dhe u janë dhënë leje pune për dy vjet, me mundësi për vazhdim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button