Duka dhe Dukesha e Kembrixhit dëmshpërblehen

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit kanë marrë 100,000 euro dëmshpërblim, pasi një revistë franceze ka publikuar fotografitë e Dukeshës gjysmë të zhveshur, trasmeton REL.

Gjykata në Francë ka konstatuar se fotografitë, që janë bërë derisa çifti ka qenë në pushim në qytetin Provence, pesë vjet më parë, kanë qenë shkelje e privatësisë.

Gjykata po ashtu ka gjobitur stafin dhe fotografët e revistës Closer me më shumë se 100,000 euro – që është shuma maksimale e lejuar.

Avokatët e Kembrixhit, megjithatë, kanë kërkuar 1.6 milion euro dëmshpërblim për Dukën dhe Dukeshën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button