fbpx

“Drone gate”, “Ballisti” drejt Beogradit?

Gjykata e lartë e Kroacisë refuzoi apelin e Ismail Morinës kundër ekstradimit në Serbi, ku ai kërkohet për fluturimin e famshëm të dronit mbi stadium, kur luhej ndeshja Serbi-Shqipëri, gjest që rezultoi me dhunën në fushë dhe ndërprerjen e ndeshjes, transmeton Top Channel. 

Në një komunikatë për shtyp të publikuar të martën, gjykata tha se apeli i Morinës u refuzua, pasi kërkesa e tij nuk kishte asnjë bazë ligjore. Ismail Morina u arrestua në qershor në Kroaci, sipas një mandatarresti serb.

Ai pretendon se nuk do t’i bëhet një gjyq i drejtë në Serbi dhe kërkoi azil politik në Kroaci për të shmangur ekstradimin. Por duket se, Gjykata e Lartë e Kroacisë e ka vlerësuar situatën njësoj si ajo e Shkallës së Parë, e cila në gusht vendosi që Morina duhej ekstraduar në Serbi.

Çështja e Morinës ka vënë në punë ndjeshëm diplomacinë rajonale, sidomos autoritetet e Tiranës zyrtare, të cilat kanë kontaktuar disa herë me homologët kroatë për t’u kërkuar që të mos lejojnë ekstradimin e Morinës në Serbi.

Sidomos pas kërcënimeve të fundit që Morina ka marrë nga kriminelë serbë, nëse përfundon në burgjet e Serbisë, duket se Tiranës do t’i duhet të vazhdojë përpjekjet e saj, pasi vendimi final për fatin e Ismail Morinës është në dorën e Drazen Bosnjakoviç, ministrit kroat të Drejtësisë.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close