fbpx

Dimitrov: Maqedonia është shembull se si nuk duhet të zbatohet procesi i zgjerimit të BE-së

 Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov sot në Bled në takimin e Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore theksoi se Maqedonia është shembull se si nuk duhet të zbatohet procesi i zgjerimit të BE-së.

“Maqedonisë mund t’i mësohet leksioni se çfarë nuk duhet t’i bëhet Ballkanit Perëndimor. Nënshkruam marrëveshje në vitin 2001, u bëmë kandidat para 12 viteve dhe të gjitha sukseset prej atëherë janë injoruar për shkak të problemit politik me një vend anëtar të BE-së. Pastaj erdhi deri te ndalimi i reformave dhe eskalimi ku qytetarët hynë në Kuvend. Kjo është ajo që mund t’i ndodhë një vendi kur nuk ka perspektivë”, tha Dimitrov.

Siç lajmëroi Tanjug, shefi i diplomacisë së Maqedonisë theksoi se Maqedonia është edhe shembull çfarë do të ndodhë kur “zbutet” raporti për progresin e shtetit, kur nuk ka sinqeritet të mjaftueshëm dhe evoluim të gjendjes, si dhe kur një vend do t’i ndalojë reformat.

“Maqedonia gjithmonë është në anën e vërtetë në histori, ndërsa tre vitet e fundit arritëm vetëm të bëjmë kaos. Për këtë bëj apel që vendet kandidate për në BE, reformat t’i marrin seriozisht, ndërsa ndërkaq vendet-anëtare zgjerimin ta shohin seriozisht”, theksoi Dimitrov.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close