Hapet kopsht i ri për fëmijë në Komunën e Çairit

Komuna e Çairit hapi sot zyrtarisht dyert e objektit të ri me emrin “Foleja” në kuadër të Kopshtit për fëmijë “Fidani”. Hapja e këtij objekti të ri cilësor erdhi si nevojë për zgjërimin e kapaciteteve hapësinore në sferën e procesit sa më kualitativ edukativo- arsimor në kopshtet për fëmijë në komunën e Çairit, përcjell Portalb.mk.

Të pranishëm në hapjen zyrtare të objektit në fjalë ishin zëvendës Ministri i Arsimit dhe Shkencës – Visar Ganiu, Kryetari i Komunës së Çairit – Izet Mexhiti dhe Sekretari i Komunës – Rami Qerimi.

Drejtoresha e Kopshtit për fëmijë “Fidani” – Rabije Loku faleminderoi Komunën e Çairit dhe Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale që mundësuan hapjen e këtij objekti me standarde të larta për vijimin e procesit edukativ dhe elaboroi se objekti ka kapacitet prej 60 fëmijëve ku do të përfshihen katër grupëmosha.

Komuna Çair faleminderon z. Zekirija Idrizin për kontributin që ky objekt të vëndohet në dispozicion të Kopshtit për fëmijë “Fidani”.

kopshti foleja

kopshti- foleja1

kopshti-folej2

kopshti-foleja3

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button