Shtatë shtetas të Shqipërisë pësuan aksident të rëndë në Shkup (FOTO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në magjistralen Tetovë-Shkup në pikëpagesën rrugore në Gllumovë ku 7 shtetas të Shqipërisë janë lënduar rëndë.

Siç bëjnë të ditur për Portalb.mk aksidenti ka ardhur pasi që një komb i bardhë ka goditur një veturë në të cilën kanë qenë 7 persona nga Shqipëria që shkonin drejt Selanikut të Greqisë. Aksidenti ka ardhur si pasojë e mosfunksionimit të frenave të kamionit të bardhë.

Të lënduar janë L.D.( 32 vj.) i cili ka marrë lëndime në kraharor si dhe thyrje në këmbën e djathtë, Y.P. (43 vj.) njëkohësish ngasës i makinës, ka pësuar plagë në kokë dhe qafë , T.K. (60 vj.) me lëndime të lehta në këmbë dhe krahun e djathtë, A.V. (23 vj.) goditje në kokë, J.V. (23 vj) si dhe një foshnje 2 muajshe të cilës i është bërë kontroll më i thellë mjekësor.

Të gjithë të lënduarit janë dërguan në Qendrën Urgjente të Shkupit.

Image may contain: car, sky, tree, mountain, outdoor and nature

Image may contain: one or more people, car, sky and outdoor

Image may contain: one or more people, car and outdoor

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button