U prezantua platforma për dialog dhe bashkëpunim midis organizatave të shoqërisë civile dhe mediave

Përmirësim të kushteve për gazetari hulumtuese cilësore në fushën e të drejtave të njeriut dhe gjyqësi dhe rritjen e kapaciteteve të organizatave të qytetarëve të cilët punojnë në sferën e lirisë së shprehjes dhe mediave ka për qëllim “Platforma për dialog dhe bashkëpunim midis organizatave qytetare dhe mediat”, që sot u promovua në kuadër të projektit “Gazetaria hulumtuese – mbrojtës i demokracisë dhe i të drejtave të njeriut”.

Projekt-menaxherja, Iskra Bellçeva Ristovska theksoi se të gjitha storiet hulumtuese të bëra gjatë projektit janë publikuar në ueb faqen istrazifakti.mk, e cila shërben si vegël për mbështetjen e platformës.

“Qëllimet e përgjithshme të projektit janë mundësimi i mjedisit ligjor dhe praktik dhe t’i stimulojmë edhe gazetarët edhe mediat që ta zhvillojnë gazetarinë hulumtuese. Nga ana tjetër është ta alarmojmë opinionin dhe angazhojmë të fillojë t’i kërkojë storjet hulumtuese, pasi që me storiet tashmë të prezentuara treguam se gazetaria hulumtuese është shumë më e dobishme për gjithë opinionin”, deklaroi Bellçeva Ristovska.

Theksoi se mbi 150 studentë i kanë vizituar trajnimet për gazetari hulumtuese në Shkup, Shtip dhe Tetovë, një pjesë e tyre edhe shkollën verore për gazetari hulumtuese, ndërsa më të mirët kanë vizituar praktikë në mediat partnere “Nova TV”, “Tellma” dhe “Fokus”.

“Tetë projekte të vogla janë zbatuar në kuadër të programit për rigrantimin e organizatave të qytetarëve, të cilët kanë bashkëpunuar me mediat dhe së bashku i kanë hulumtuar dhe kanë prodhuar storje hulumtuese, si video, format i shkruar ose i kombinuar”, deklaroi Bellçeva Ristovska.

Theksoi se platforma është e hapur për bashkimin e të gjitha organizatave qytetare të interesuara dhe mediat.

Violeta Gligorovska, e fondacionit “Metamorfozis”, të cilët janë pjesë e projektit me storien hulumtuese “Kush ua lidh duart gazetarëve”, tha se storjet hulumtuese janë me siguri të shtrenjta të cilat akumulojnë shumë kohë dhe resurse njerëzore, që në skenën mediale të Maqedonisë dhe në kushtet më të mira tregtare një gjë e tillë nuk është e mundur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button