Zaev komentoi kandidimin e Taravarit

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev gjatë konferencës për 100-ditëshin e Qeverisë ka komentuar kandidimin e ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari për Komunën e Gostivarit duke thënë se çdo funksionar shtetëror duhet të sillet me përgjegjësisë morale, politike dhe etike ndaj qytetarëve të Maqedonisë, raporton Portalb.mk.

“Çdo funksionar shtetëror i emëruar në Qeverinë e Maqedonisë ka përgjegjësi morale, etike dhe politike për punën e tij dhe shpresoj se ashtu do të sillen para qytetarëve të Maqedonisë. Unë njoftoj se të gjitha institucionet dhe ekipet e tyre do të punojnë me kapacitet të plotë gjatë kohës dhe pas zgjedhjeve lokale. Unë jam i kënaqur nga puna e të gjithë ministrave përfshirë edhe ministrin Taravari”, tha Zaev.

Kryeministri Zaev “duke e pasur parasysh që kjo që ndodhi me Taravarin mund të ndodh edhe me funksionarë të tjerë shtetëror” bëri të ditur se ai si pjesë e qeverisë gjatë periudhës së zgjedhjeve lokale do të respektojë vullnetin politik dhe ofertat zgjedhore të partive politike.

“Dua të theksoj se e respektoj vullnetin politik të partive dhe partnerëve koalicionues që janë pjesë e Qeverisë, përcaktimet dhe vendimet e tyre me të cilat ata do të dalin si ofertë për zgjedhje lokale”, tha Zaev.

Përndryshe, ky vlerësim i kryetarit të Qeverisë së Maqedonisë, Zoran Zaev vjen pasi që ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari është kandiduar për kryetar komune në Gostivar. Taravari dje për Portalb.mk vlerësoi se që në momentin e shpalljes së emrit të tij në Komisionin Shtetëror Zgjedhor do të largohet nga pozita e ministrit të Shëndetësisë. Sipas tij, qytetarët e Maqedonisë nuk duhet të humbasin shpresat se reformat shëndetësore nuk do të realizohen ngaqë ato do të vazhdojnë duke u udhëhequr nga programi i ekipit të tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button