fbpx

Masakra e Katinit: “Komploti” që doli i vërtetë

Stalini tha që e bënë nazistët. Këta të fundit thanë që e bënë sovjetikët. E vërteta doli në dritë pas vitit 1990…

Pati një seri ekzekutimeve masive të rreth 22,000 shtetasve polakë, të miratuar nga Stalini dhe të kryera nga policia sekrete sovjetike, që Bashkimi Sovjetik pretendoi se ishte vepër e nazistëve, deri në vitin 1990

Më 17 shtator 1939, vetëm 16 ditë pasi Gjermania naziste pushtoi Poloninë nga perëndimi, ushtria sovjetike pushtoi nga lindja, pa ndonjë shpallje paraprake formale të luftës. Pas një beteje që zgjati 20 ditë, territori i Polonisë u nda në gjysmë nga këta dy pushtues. Organizata e policisë sekrete sovjetike, NKVD dhe policia shtetërore sekrete naziste, Gestapo, formuan një aleancë që përfundoi në vitin 1941, për të shtypur rezistencën polake. Mbi 500,000 shtetas polakë, duke përfshirë zyrtarë, qytetarë, personel ushtarak dhe armiq të tjerë si klerikët dhe profesorët, u burgosën para qershorit 1941 nga sovjetët.

Më 5 mars 1940, shefi i NKVD, Lavretiy Beria, propozoi ekzekutimin e 22,000 trupave të policisë që ishin kapur robër dhe propozimi u miratua nga Politburoja e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, e udhëhequr nga Joseph Stalini. Edhe pse polakët u vranë në vende të ndryshme, masakra mori emrin e Pyjeve të Katynit, ku varret masive u zbuluan nga qeveria e Gjermanisë naziste në vitin 1943. / Bota.al

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close