Banka botërore partner i fuqishëm i Maqedonisë: aktualisht mbështet vendin me 350 milionë dollarë

Banka Botërore do të jetë partner i fuqishëm në zhvillimin e Maqedonisë në periudhën e ardhshme. Momentalisht mbështet aktivitete në vlerë prej 350 milionë dollarëve amerikanë, ndërsa sot në takim në Qeveri janë shqyrtuar mundësi që Maqedonia të bëhet vend me të ardhura të larta.

Këtë e theksoi drejtoresha rajonale e Bankës Botërore, Linda van Gelder, e cila sot në Qeverinë e RM-së kishte takim me kryeministrin Zoran Zaev, ministrin e Financave Dragan Tevdovski dhe ministrat e ekonomisë.

Në takim, siç theksoi, janë shqyrtuar prioritetet për mbështetje në sfera të ndryshme, siç janë përmirësimi i infrastrukturës komunale, sendërtimit dhe rehabilitimi i efikasitetit energjetik, mbrojtja sociale dhe transparenca.

“Me përfaqësuesit qeveritarë kemi pasur diskutim konstruktiv që Maqedonia të bëhet shtet me të ardhura të larta. Angazhohemi për formim të partneritetit efektiv në pjesën e zbatimit efektiv në drejtim të arritjes së progresit ekonomik dhe prosperitetit të ndarë të qytetarëve. Kemi biseduar për sërë sferash të ndërlidhura mes vete në të cilën reformat do të mund t’i ndihmojnë Maqedonisë që ta arrijë këtë status të vendit me të ardhura të larta. Stabilitetit dhe qëndrueshmëria makroekonomike e atij sistemi, integrimi në ekonominë globale, rrethimi afarist i volitshëm për investime dhe rritje të sektorit privat, qasje e mundësive deri te të gjithë qytetarët, si dhe institucione efikase dhe transparente”, potencoi Van Gelder.

Mbledhjen e vlerësoi si të dobishme, në të cilën, krahas asaj që janë shqyrtuar prioritete, ka filluar të formohet dhe çfarë do të jetë mbështetja e Bankës botërore.

Si mbledhje produktive e vlerësoi edhe ministri i Financave, Dragan Tevdovski.

Konsideron se është mirë që ka mbyllje të pamjes se si të zhvillohet Maqedonia në të ardhmen.

Siç tha, në takim vëmendje e veçantë i është kushtuar menaxhimit me financat publike dhe efikasitetit të konsumit publik.

Tevdovski potencoi se deri në fund të vitit planifikojnë të dalin me ndryshime të Ligjit për buxhet me qëllim që ta përmirësojnë procesin buxhetor dhe të vendosin  një kornizë kredibile të krijimit buxhetor afatmesëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button