Publikohet thirrja publike për hotelierët në objektet e së cilëve pushimet do t’i kalojnë punëtorët me të ardhura të ulëta

Ministria e Ekonomisë sot e publikoi Thirrjen publike në të cilin duhet të paraqiten hotelierët e interesuar në cilat objekte hotelierike do të munden pushime të bëjnë punëtorët me të ardhura të ulëta në pajtim me masën e paralajmëruar qeveritare.

Të drejtë aplikimi kanë të gjitha objektet e kategorizuara të hotelierisë në Republikën e Maqedonisë. Për të aplikuar, objektet hotelierike të interesuara, duhet të dorëzojnë deri në Ministrinë e Ekonomisë formular të plotësuar me kërkesë që janë të interesuar.

Formularin e kërkesës për aplikim, hotelet e interesuara mund ta marrin në arkivin e Ministrisë së Ekonomisë ose në faqen e internetit të Ministrisë: www.economy.gov.mk.

“Pas realizimit të pushimit të organizuar, objektet hotelierike janë të detyruar të paraqesin një kopje të vërtetimit të lëshuar nga Ministria e Ekonomisë për secilin përdorues të pushimit të organizuar për punëtorët me të ardhura të ulëta, së bashku me një faturë për mjetet e shpenzuara, jo më vonë se 18.12.2017”, sqarojnë nga Ministria e Ekonomisë.

Që atje ju bëjnë thirrje hotelierëve të interesuar të paraqiten në thirrjen publike.

Objektivi kryesor i kësaj mase është që të mundësojë që njerëzit me të ardhura të ulëta të shfrytëzojnë pushimet jashtë sezonit turistik, në qendrat turistike në Republikën e Maqedonisë dhe në të njëjtën kohë t’u ndihmohet qendrave turistike në rritjen e vëllimit të punës jashtë sezonit turistik

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button