KSHZ: shqyrtimi publik në Listën zgjedhore do të zgjasë deri më 9 shtator

Duke filluar nga e hëna qytetarët në aplikacionin elektronik të Listës zgjedhore, përveç të dhënave për vendvotin  ku do të votojnë mund  ta kontrollojnë edhe qasjen e vendvotimit, njofton Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSZH).

“I përkujtojmë votuesit se shqyrtimi publik në Listën zgjedhore do të zgjasë deri më 09 shtator.
Apelojmë që votuesit deri atëherë ti kontrollojnë të dhënat e tyre në aplikimin elektronik të Listës zgjedhore ose personalisht të shkojnë në Njësit rajonale dhe Zyrat e KSHZ-së të cilat janë të hapura çdo ditë deri në ora 19:00, ndërsa me 09 shtator do të jenë të hapura deri në ora 24:00.” Thonë nga KSZH.

Këto informacione janë të hapura si rezultat i bashkëpunimit ndermjet Komisionit shtetëror të zgjedhjeve, IFES-it, Misionit të OSBE-es, sektorit joqeveritar dhe Ministrisë së punës dhe politikës sociale të Projektit për kontrolimin dhe vlersimin e qasjes në vendvotime për personat me aftësi të kufizuara në territorin e Republikëe së Maqedonisë.

Raporti i final i projektit do të jetë i hapur gjatë javës në vijim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button