Miratimi i ligji të gjuhëve përshpejton procesin eurointegrues të Maqedonisë (VIDEO)

Ligji i gjuhëve që sot hyri në procedurë kovendore sipas asaj që shprehu kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani përmban flamurin evropian sepse duhet të miratohet me procedurë të përshpejtuar, pa debat të gjerë publik që të përshpejtohet hapërimi i Maqedonisë në perspektivën euro-atlantike, raporton Portalb.mk.

“Ligji për gjuhët që sot hyri në procedurë kuvendore përmban flamurin evropian pasi që duhet të miratohet në procedurë të përshpejtuar dhe pa debat të gjerë. Kjo është paraparë me Planin 3-6-9 të Qeverisë së Maqedonisë dhe me Programin Nacional të Legjislaturës Evropiane që parasheh integrim të përshpejtuar të Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Flamuri evropian është vendosur sepse Evropa i jep rëndësi dallimeve si vlera themelore të BE-së”, tha Zaev.

Ndërkohë që nga zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani vlerësuan se ligji për gjuhët është pjesë e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit e cila mundëson perpektivë të Maqedonisë në rrugën euro-atlantike.

“Implementimi i Marrëveshjes Kornizë është i lidhur ngushtë me procesin e integrimit evropian të vendit, për të cilën flasin edhe sërë konkluzionesh të Këshillit të BE-së vitet e fundit, që tregojnë nevojën e shfrytëzimit të implementimi të përgjithshëm të së njëjtës, si gur themel për ndërtimin e mëtutjeshëm të shoqërisë demokratike me karakter multietnik, si kornizë për sigurimin e ardhmërisë së demokracisë në Maqedoni dhe mundësi për zhvillimit të marrëdhënieve më të ngushta dhe më të integruara mes Republikës së Maqedonisë dhe komunitetit euro- atlantik”, tha Osmani.

Përndryshe, nga Sekretariati për Çështje Evropiane sqarojnë se ky ligj miratohet sepse Qeveria merr parasysh Procesin për Stabilizim dhe Asociim, detyrimet e marra me Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asociim, si dhe detyrimet nga dialogu për Aderim në Nivel të Lartë dhe Reformat Urgjente Prioritare, përmes të cilave, përgatitja e Propozim-ligjit për shfrytëzimin e gjuhëve u bë pjesë e Planit 3-6-9 për shfrenimin e proceseve euro-integruese, e cila u pranua gjerësisht si nga publiku vendas, ashtu edhe nga miqtë e shumtë ndërkombëtar të Maqedonisë. Sipas rregullores, Qeveria vendosi në këtë Propozim –ligj, si pjesë e procesit të integrimit evropian, të më jep RVP numër 2017.0000.7414. apo i ashtuquajtur status i flamurit evropian.

LEXO: Debat i ashpër mes pozitës dhe opozitës për ligjin e gjuhëve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button