Përderisa ne ankohemi edhe për problemet më të vogla në jetë, në këtë vend të botës fëmijët vriten brutalisht!

Ajo që po ndodh në Mianmar është një tragjedi e vërtetë dhe pamjet e tmerrit janë kapur edhe nga satelitët. Ushtria vendase ka nisur një ofensivë të gjerë kundër popullsisë myslimane të vendit dhe pamjet satelitore sipas Al Jazeera, kanë kapur të paktën 10 zona të zjarreve të gjera në shtetin Rohingya, e banuar kryesisht nga myslimanët. Banorët dhe aktivistët e të drejtave të njeriut kanë akuzuar ushtarët për të shtëna me armë pa dallim ndaj burrave apo grave, e duke mos i kursyer edhe fëmijët, ndërsa kryejnë edhe sulme zjarrvënëse.

Megjithatë, autoritetet në Mianmar thonë se qindra vetë janë vrarë që nga e dita kur ushtarët e armatosur, nisën një bastisje para agimit në paraburgimet e policisë në rajon. Autoritetet e Mianmar thonë se në Rohingya “terroristët ekstremistë” po i vënë zjarret gjatë luftimeve me trupat qeveritare, ndërsa Rohingya ka fajësuar ushtarët që janë akuzuar për kryerjen e vrasjeve pa gjyq.

Në zonë, as fëmijët nuk kursehen nga vrasjet …
Qeveria e Birmanisë duhet të japë qasje për monitoruesit e pavarur për të përcaktuar burimet e zjarreve dhe për të vlerësuar akuzat për shkelje të të drejtave të njeriut”, tha Human Rights Watch (HRW) në një deklaratë të martën. “Zona e përgjithshme në të cilën u gjetën djegie ishte 100 kilometra në gjatësi, përafërsisht pesë herë më e madhe se zona ku djegiet nga forcat e sigurisë të Burmës gjatë tetorit dhe nëntorit 2016”, tha Human Rights Watch.

Në atë periudhë, të dhënat nga grupi sugjeruan se rreth 1,500 ndërtesa u shkatërruan. “Këto të dhëna të reja satelitore duhet të shkaktojnë shqetësim dhe veprim të shpejtë nga donatorët dhe agjencitë e OKB-së për të nxitur qeverinë e Birmanisë të zbulojë shkallën e shkatërrimit të vazhdueshëm në shtetin Rakhine”, tha në një deklaratë Phil Robertson, zëvendës drejtori i AZHR. Mbretëria e Bashkuar kërkoi të martën të mblidhet Këshilli i Sigurimit i OKB-së për të diskutuar për viktimat civile në masë, pas bastisjeve nga forcat e sigurisë të Mianmarit kundër luftëtarëve Rohingya.

“Mbretëria e Bashkuar kërkon mbledhjen e OKB-së për situatën në Birmani nesër. Nevoja për të adresuar çështjet afatgjata në Rakhine, kërkojnë përmbajtje nga të gjitha palët”, shkroi në Twitter, Matthew Rycroft, ambasadori i Britanisë së Madhe në OKB.

Rreth 9 mijë myslimanë të Rohingya, disa shumë të sëmurë dhe të frikësuar për jetën, kanë ikur nga shtëpitë e tyre, duke i shpëtuar dhunës më të keqe në të paktën 5 vitet e fundit, shkruan Reuters. Mijëra të tjerë janë të mbërthyer në kufirin me Bangladeshin ose po përgatiten për të mbërritur atje. Qeveria nga ana tjetër ka evakuuar vetëm budistët, që përbëjnë shumicën e vendit. Kombet e Bashkuara, ndërkohë që dënonin sulmet, i kërkuan Mianmarit për të mbrojtur jetët civile pa diskriminim dhe apeloi që të liheshin civilët të shkonin në Bangladesh.

“Situata është shumë e tmerrshme, shtëpitë po djegin, të gjithë njerëzit ikën nga shtëpitë e tyre, prindërit dhe fëmijët janë ndarë, disa janë humbur, disa janë të vdekur”, tha Abdullah, 25 vjeç, nga fshati Mee Chaung Zay në rajonin Buthidaung për Reuters me telefon, duke luftuar për të mbajtur lotët e tij.

Trajtimi i rreth 1.1 milion myslimanëve në Rohingya në Mianmar është bërë sfida më e madhe për udhëheqësin kombëtar Aung San Suu Kyi, e cila është akuzuar nga kritikët perëndimorë se nuk ka folur në emër të një pakice që kanë kohë që janë ankuar për persekutim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button