Antikorrupsioni e refuzoi ankesën për shkarkimin e ish ushtruesit të detyrës të drejtorit në “Jasen” Oliver Andonov

Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit në seancën e sotme . si të pa bazë. Gjithashtu, Komisioni solli vendim të tillë edhe për ankesën e Lidija Bogdanovskës, ish ushtruese e detyrës drejtoreshë e Shërbimit për sistem informativ hapësinor, organ pranë Ministrisë së Mjedisit Jetësor nga Manastiri.

Ankesat e të dy ish ushtruesve të detyrës u refuzuan për shkak se vendimet për shkarkimin e tyre janë marrë para ditës së shpalljes të zgjedhjeve lokale.

Oliver Andonov pas seancës deklaroi se vendimi për shkarkimin e tij ka hyrë në fuqi edhe i është dorëzuar më 11 gusht. Kryetari i Antikorrupsionit, Igor Tanturovsi, megjithatë, në sqarimin e kësaj lënde tha se vendimi për shkarkimin e Andonovit është sjellë nga ana e Këshilit drejtues të “Jasen”-it më 5 gusht.

Tanturovski i informoi gazetarët se ende nuk kanë arritur përgjigje dhe dokumente lidhur me rastet tashmë të hapura për shkarkime, procedura disiplinore dhe dorëheqje pas shpalljes të zgjedhjeve lokale 2017 që është në kundërshtim me Kodin Zgjedhor.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button