Dimitrov: Rajoni ka mundësi që të bëjë progres të dukshëm në eurointegrimet

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov sot në Bled në takimin për Procesin për bashkëpunim në Evropën Juglindore e theksoi rëndësinë e politikës së miqësisë, fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit në kontekst të integrimit evropian.
“Në periudhën e ardhshme prej një vit e gjysmë, rajoni ka gjasë të bëjë progres të dukshëm në integrimet evropiane. Që ta shfrytëzojmë, duhet të punojmë në reformat në shtëpi dhe të investojmë në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë mes nesh. Na paraprin periudhë e mundësive dhe perspektivave. Ne duhet të demonstrojmë përkushtim të agjendës reformuese dhe të domosdoshmërisë nga bashkëveprimi dhe bashkëpunimi rajonal. Por, njëkohësisht ne duhet të demonstrojmë pronësi mbi proceset dhe gatishmërinë që vetë t’i tejkalojmë çështjet e hapura dhe sfidat. Në kontekstin aktual rajonal “fotografia e madhe” është me rëndësi të jashtëzakonshme”, theksoi shefi i diplomacisë së Maqedonisë.
Në fouks të takimit të sotëm të Procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore (PBEJL) ishin politika e zgjerimit të BE-së, bashkëpunimi rajonal dhe nevoja nga lidhja infrastrukturore.
Ministri Dimitrov mori pjesë edhe në takimin e parë ministror në të cilin u inaugurua Fondi për Ballkanin Perëndimor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button