Talat Xhaferi mori pjesë në ceremoninë e shugurimit të Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi sot merr pjesë në ceremoninë e shugurimit të Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Ai, njofton “Klan Kosova”, në Prishtinë ka arritur me helikopter dhe është pritur sipas protokollit shtetëror.

Në meshën e shugurimit të Katedrales “Nënë Tereza”, e cila po udhëhiqet nga i dërguari i Papa Françeskut, kardinali shqiptar Ernest Simoni, marrin pjesë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i nominuari për kryeministër të Kosovës nga PAN, Ramush Haradinaj,  kryeministri në largim, Isa Mustafa, ish-presidentja Atifete Jahjaga, përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari, familja Rugova dhe zyrtarë tjerë shtetërorë e përfaqësues të institucioneve fetare e partive politike në Kosovë.

Shugurimi i Katedrales “Nëna Terezë” në Prishtinë bëhet me rastin e 20 vjetorit të ndarjes nga jeta të Shenjtores Nëna Terezë. Nëna Terezë, e njohur ndryshe edhe si Tereza e Bekuar e Kalkutës, është shpallur Shenjtore nga kreu i Vatikanit, Papa Françesku.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button