Reagon Aleanca për Shqiptarët për dëmtimin e muralit të Nënës Terezë në Shkup

Akti i turpshëm i baltosjes së figurës së Nënë Terezës në muralin me figura të historisë shqiptare në sheshin Skënderbeu nga persona të paidentifikuar, paraqet goditje të rëndë ndaj një personaliteti të shquar të humanizmit botëror siç është nobelistja shqiptare Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza. Me këto fjalë partia Aleanca për Shqiptarët reagon për dëmtimin e muralit të Nënës Terezë të hënën në Shkup.
“Ky akt tendencioz dhe i qëllimshëm, aq më tepër në një shesh që frekuentohet nga shqiptarë, hap dilemën se Nënë Tereza po trajtohet njëjtë si andej vardarit ku vandalistët maqedonas shpesh herë i kanë thyer pllakën përkujtimore në vendin ku ndodhej shtëpia e saj.
Kjo nënë humane, që i dha botës shumë dhe humanizmit botëror e cila gjithmonë e pohonte prejardhjen e saj shqiptare, po bëhet shpeshherë cak i sulmeve te ndryshme dhe në asnjë rast deri tani nuk janë zbuluar autorët e këtyre veprave kushdo qofshin ato.
Aleanca për shqiptarët bën thirrje tek organet e rendit që sa më parë të zbulohen autorët dhe porositësit e këtij akti të papranueshëm dhe të marrin dënimin e merituar. ” thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button