fbpx

Pavarësia e mediave nuk varet vetëm nga rregullatori, por edhe nga vetë mediat

Trupat rregullatorë për media nga rajoni ende shihen si të jenë komentatorë të ngjarjeve politike dhe mediale, ndërsa pavarësia e mediave nuk varet vetëm nga rregullatori, por edhe nga vetë mediat, është vlerësimi i përfaqësuesve të trupave rregullatorë të cilët sot marrin pjesë në konferencën rajonale në Shkup.

“Një nga motivet e agjencive tona është t’u ndihmojmë mediave që në shkallë sa më të madhe të jenë profesionalë dhe të pavarur, por kjo shumë varet nga mediat. Nuk mjafton vetëm rregullatori të ndihmojë, por duhet edhe mediat vetë të punojnë në këtë. Bëhet fjalë për proces të gjatë, duke e marrë parasysh çfarë është historia e të gjitha shteteve tona. Nuk ka kulturë mjaftë të zhvilluar për liri të mediave, ashtu që mendoj se ky është proces i cili në periudhën e ardhshme do ta ketë finishin e vet, shumë pozitiv”, thotë Elvira Cekoviq nga Mali i Zi.

Sipas Marija Stojanova nga Bullgaria, në shtetet ballkanike perceptimi për trupat rregullatorë është i gabuar.

“Në shtetet ballkanike puna e rregullatorëve ende shihet si të jenë komentatorë të ngjarjeve politike dhe mediale, e në të vërtetë puna e jonë është shumë më ndryshe. Detyra e jonë është t’i kontrollojmë përmbajtjet të cilat mediat i krijojnë dhe publiku të ketë mundësi të ketë informatë korrekte, në pajtim me standardet gazetarske, etike dhe morale, të cilat ne i harrojmë në rajonin tonë”, tha Stojanova.

Drejtori i Agjencisë për Audio dhe Shërbime Audiovizuale dhe Mediale Zoran Trajçevski vlerëson se që të garantohet pluralizmi dhe pavarësia e mediave nuk mjafton vetëm kornizë juridike adekuate, por duhet të punohet dhe të investohet edhe në resurse njerëzore, posaçërisht në ndërtimin e kapacitetit profesional të punëtorëve medialë dhe në zhvillimin e asociacioneve profesionale.

Konferenca rajonale u organizua me rastin e 20-vjetorit nga ekzistimi i Agjencisë për Audio dhe Shërbime Audiovizuale dhe Mediale të Maqedonisë. Në të marrin pjesë përfaqësues të trupave rregullatorë të Kosovës, Serbisë, Malit të Zi, Bullgarisë, Kroacisë dhe Sllovenisë, rregullatorët nga Bosnja e Hercegovina, Greqia dhe Shqipëria nuk morën pjesë, por, siç u potencua, kanë shprehur gatishmëri për bashkëpunim të mëtejshëm.

foom-logo-disklejmerKy tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Observatori i reformave mediatike”, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, “Agora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close