Merkel deklaratë për Turqinë: Zhvillimet janë shumë shqetësuese

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se Turqia është larguar nga parimet ligjore dhe se për këtë arsye në mbledhjen e Këshillit të Evropës e cila do të mbahet në muajin tetor mund të diskutohet çështja për pezullimin ose për të ndërprerjen plotësisht të bisedimeve me Turqinë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një fjalim të mbajtur në seancën e fundit të Parlamentit federal të zhvilluar përpara zgjedhjeve të përgjithshme, Merkel tha se arrestimi i qytetarëve gjermanë në Turqi është politik.

“Zhvillimet janë shumë shqetësuese. Turqia në mënyrë të shpejtë po largohet pjesërisht nga parimet ligjore”, është shprehur Merkel.

Duke vënë në dukje se qeveria federale ka konsumuar çdo përpjekje për lirimin e këtyre qytetarëve gjermanë, Merkel ka vënë në dukje se “Ne çdo ditë do të bëjmë të pamundurën për lirimin e këtyre njerëzve të cilët sipas asaj që ne besojmë janë të pafajshëm. Këto sjellje kundrejt shtetasve gjermanë dhe situata e përgjithshme në Turqi, sigurisht që na orienton se si të riorganizojmë marrëdhëniet tona me Turqinë.”

“Përsa kohë që situata ka mbetur e tillë gjatë presidencës së Estonisë, kemi kërkuar që në muajt në vijim të mos vendoset në rendin e ditës çështja për zgjerimin e Unionit Doganor. Gjithashtu në mbledhjen e Këshillit të Evropës i cili do të mbahet në muajin tetor do të propozoj për diskutimin e të ardhmes së marrëdhënieve me Turqinë. Në këtë diskutim do të përfshihen pezullimi ose edhe përfundimi i bisedimeve”, ka theksuar Merkel, duke vënë në dukje se në këtë çështje kanë hedhur edhe hapat e parë.

Ndër të tjera pasi ka rikujtuar se partia e saj e ka vërejtur gjithmonë me dyshim anëtarësimin e Turqisë në BE dhe se ajo vetë e ka kundërshtuar këtë, por se ende vazhdojnë negociatat në kuadër të marrëveshjeve, Merkel ka shtuar më tej: “Për këtë është e nevojshme shumica në Evropë. Ky vendim duhet të zbatohet vetëm duke u menduar me kujdes. Marrëdhëniet me Turqinë janë strategjike. Marrëdhëniet me Turqinë janë shumë të rëndësishme. Për këtë arsye kam vendosur të bisedoj dhe të bashkëveproj me partnerët evropianë në mënyrë të vendosur, sepse nuk mund të jetë befasuese që në Evropë nuk mund të debatojmë hapur para syve të Presidentit Erdoğan në çështjen e marrëdhënieve me Turqinë. Kjo dobëson në mënyrë dramatike pozicionin e Evropës. Nuk rekomandojë që të bëjmë këtë.”

Ndër të tjera duke theksuar se nuk duhet të harrohen as turqit që jetojnë në Gjermani, Merkel tha se “Kontribuojnë në mirëqenien e vendit tonë. Atyre nuk duhet t’iu kthejmë shpinën dhe duhet të flasim me ata në lidhje me zhvillimet në të ardhmen, sepse ata janë një pjesë e vendit tonë dhe ne këtë duhet t’ia shpjegojmë atyre. Përpara kemi një detyrë e cila kërkon një përgjegjësi të madhe dhe sigurisht që do të interesohemi për këtë.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button