“Mirë se vjen bebe” pjesë e të gjithë materniteteve në Maqedoni

Projekti i ri i Ministrisë së Shëndetësisë “Mirë se vjen bebe” tashmë është i qasshëm në të gjitha maternitetet e Maqedonisë. Kështu bëri të ditur zëvendësministri i Shëndetësisë, Goce Cakarovski gjatë vizitës së Spitalit të Përgjithshëm në Kumanovë, njofton Portalb.mk.

“Nënave u ofrohet mundësia që brenda 48 orëve të marrin certifikatën e lindjes nga reparti i lindjes. Kushti është që të paraqesin letërnjoftimet e të dy prindërve, të cilët duhet të kenë një emër të caktuar të fëmijës. Për këtë qëllim, një ekip nga Termini Im vizitoi të gjitha maternitetet në vend në periudhën e kaluar, u mbajtën disa trajnime për punonjësit dhe në praktikë u testua lëshimi i certifikatave për prindërit që dëshironin këtë gjë”, tha Cakarovski.

Përndryshe, projekti “Mirë se vjen bebe” ju mundëson prindërve të rinj që në të gjitha 17 spitalet e lindjes në Maqedoni të marrin certifikatën e lindjes së fëmijës deri sa nëna është ende në qendrën e lindjes.

Ndryshe, ky projekt u promovua dy javë më parë në Shkup kurse deri më tani janë lëshuar gjithsej 91 certifikata të lindjes të të porsalindurve, të grave që kanë kryer lindjen në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës (KGJO) dhe në Spitalin për Gjinekologji dhe Akusheri “Nënë Tereza” në Çair. Në Klinikën për gjinekologji, në total prej 466 foshnjave të sapolindura, shërbimi është përdorur nga 33 prindër dhe në SS Çair nga 391 të sapolindur, certifikatë të lindjes kanë marrë 58 foshnja.

Ministria e Shëndetësisë e ka zbatuar këtë risi në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Drejtësisë, Administrata për librat amë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button