Zhduken 96 piktura nga galeria kombëtare e arteve: Ja institucionet që i morën dhe nuk i kthyen

Rreth 96 piktura mungojnë në fondin e pasurisë kombëtare në galerinë e arteve. Pikturat janë tërhequr nga disa prej institucioneve për ekspozita, por nuk i kanë kthyer pranë Galerisë kombëtare.

Mes këtyre institucioneve është Kryeministria, Ministria e Jashtme, e Arsimit dhe deri tek ish-Kombinati i autotraktorëve “Enver Hoxha” apo Qendra Ndërkombëtare e Kulturës.

Sipas Galerisë, humbja e këtyre pikturave është dokumentuar në nëntor të vitit 2015, po prej asaj kohe asnjë e tillë nuk është kthyer pranë këtij institucioni.

Ajo çka mbetet mister me humbjen e kësaj pasurie kombëtare, është se çfarë vlere kanë këto piktura, kush janë autorët e tyre dhe si është e mundur që në institucione shtetërore të humbin pasuri kombëtare, raporton Report TV.

“Në nëntor të vitit 2015, (kur përfundoi proçesi i kthimit të veprave të GKA, të cilat ishin shpërndarë në disa institucione kombëtare me qëllim ekspozimin ne mjediset e tyre) nga dokumentacioni përkatës, rezultoi se mungonin dhe figuronin te humbra 96 vepra arti.

Këto vepra ishin marë në përdorim nga institicionet në një hark kohor nga viti 1991 deri në vitin 1990”, thotë GKA.

Disa nga institucionet ku rezultojnë të humbura 96 veprat janë:

Kryeministria
Ministrtia e Jashtme
Ministria e Arsimit
Qëndra Ndërkombëtare e Kulturës
Ish Komiteti për marrëdhëniet me botën e jashtme
Ish Komiteti i veteranëve të luftës
Ish Komiteti i partisë së rrethit
Ish Shtepia botuese “Naim Frashëri”
Ish Shtëpia e Kulturës Shkodër
Ish Shtëpia e Kulturës Gramsh
Ish Kombinati i autotraktorëve “Enver Hoxha” etj

Pas përfundimit të inventarit dhe plotësimit të dokumentacionit, Galeria Kombëtare e Arteve i kërkoi Prokurorisë së Tiranës të nis proçesin e hetimit për gjetjen e këtyre veprave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button