Miriam Çani rikthehet në ekran, ja ku do ta shikoni së shpejti

Për të gjithë ata që u munguar Miriami dhe karrigia e saj në Voice, ka lajme të mira. Këngëtarja e dashur e të gjithëve, shumë shpejt do të rikthehet në formatin që e ka lënë tashmë për disa vite, por me personazhe më të vegjël.

Voice Kids Albania ka nisur tashmë audicionet dhe së shpejti do të rinisë në ekranin e Top Channel. Miriami është konfirmuar nga Voice Albania si e para anëtare e jurisë. Lajmin e ka publikuar faqja zyrtare e Voice Albania dhe pas saj, edhe vetë këngëtarja, shkruan Class.

“Rikthehet në karrigen e kuqe Miriam Cani!

Ajo është gati të kthehet sërish në karrigen e kuqe, për të ndarë përvojën e saj me talentet e reja e për t’u emocionuar bashkë me ta” – shkruhet në faqen zyrtare të Voice në Instagram.

Edhe Miriami, duke konfirmuar edhe një herë kënaqësinë si pjesë e jurisë së të vegjëlve, shkruan: “Jam e lumtur të rikthehem në atë karrige tashmë për të dëgjuar e shijuar zërat e engjëjve të vegjël.”

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button