Tetovë, bojkot i nxënësve të shkollës fillore periferike Pashko Vasa

Fillimit të vitit shkollor nuk iu gëzuan nxënësit e fshatit Cerovë të Komunës së Zhelinës. Kushtet e mjerueshme të shkollës fillore periferike Pashko Vasa, bënë që 80 nxënës dhe 13 arsimtarë të bojkotojnë procesin mësimorë në shenjë proteste, njofton Alsat-M.

Kryetari i bashkësisë lokale të f. Cerovë Arif Tahiri, kërkon rinovimin e shkollës deri në ndërtimin e një objekti të ri dhe zëvendësimin e një arsimtari të vjetër me një të ri, në të kundërtën ai kërcënon se do të vazhdojë bojkotimi i procesit mësimorë.

Drejtori i shkollës Pashko Vasa thotë se deri në fund të vitit 2018 do të përfundohet objekti i ri, megjithatë dyshon se pas bojkotit fshihet një prapavijë tjetër.

“Punësimi i një arsimtari të historisë të diplomuar nga Cerova, i cili kërkon me çdo kusht të jetë i punësuar në shkollën periferike të Cerovës. Personi në fjalë është i punësuar në shkollën “Hasan Tasini” e cila gjithashtu gjendet në Komunën e Zhelinës mirëpo kërkon transferim në shkollën tonë në Cerovë. Mirëpo duke pasur parasysh se në Cerovë kemi historian i cili punon më shumë se 35 vite dhe gati sa nuk ka dal në pension, i riu duhet të pret pensionimin e të vjetrit”- deklaroi drejtori i shkollës Nedrim Nexhemiu.

Nga Komuna e Zhelinës thonë zotohen se së shpejti do të ndërmarrin masa për ndërtimin e një shkolle të re.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button