LSDM: Institucionet shtetërore punojnë në mënyrë profesionale dhe joselektuese

LSDM-ja në një reagim me shkrim në deklaratën e sotme të Millosh Milloshevskit thekson se VMRO-DPMNE-ja vazhdon të përhap lajme të rrema, në pamundësi për t’u pajtuar me faktin se institucionet shtetërore punojnë profesionalisht, pa selektime dhe në shërbim të ligjeve, në vend në mënyrë selektuese dhe në shërbim të Nikolla Gruevskit.

“Përfundoi koha kur individët ishin mbi ligjet. Me çlirimin e institucioneve, normat ligjore vlejnë për të gjithë në mënyrë të barabartë dhe secili përballet me përgjegjësi personale për veprimet e veta”, thuhet në reagim.

LSDM-ja paralajmëron se pas ndryshimeve në zgjedhjet lokale, procesi i tillë i çlirimit do të vazhdojë edhe në nivel lokal pas çka do të vijojë profesionalizmi edhe i institucioneve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button