Piloti i Formula 1 Alonso bëhet anëtar nderi i Real Madridit

Klubi spanjoll i futbollit, Real Madrid, ka shpallur anëtar nderi pilotin spanjoll të Formula 1, Fernando Alonso, raporton Anadolu Agency (AA).

Alonso i cili në ceremoninë e mbajtur në stadiumin Santiago Bernabeu mori titullin anëtar nderi i klubit tha se “Për mua është një ditë shumë e veçantë sepse jam tifoz i Madridit që kur kam lindur. Gjithashtu edhe babai im ishte një tifoz i flaktë i Real Madridit. Ishte portier dhe gjithmonë në familje është folur për futbollin”.

Ndërsa kryetari i Real Madridit, Florentino Perez, tha se Alonso është një talent i padiskutueshëm. “Ky titull, është një shenjë falënderimi ndaj një sportisti më të mirë të të gjithë kohërave dhe njëri prej nesh”, u shpreh Perez.

Përveç Alonso i cili në vitet 2005 dhe 2006 triumfoi në Kampionatin Botëror të Formula 1, tenisti Rafael Nadal, golfisti Sergio Garcia dhe tenori Placio Domingo janë ndër anëtarët e nderit të Realit të Madridit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button