fbpx

Filloi Forumi strategjik i Bledit , i quajtur “Realiteti i ri”

Ministri slloven i Punëve të Jashtme, Karl Erjavec, e ka hapur Forumin strategjik të Bledit, me mesazh se qëllimi i këtij takimi është që të jepen disa përgjigje lidhur me përshtatjen e realitetit të ri në botë, transmeton MIA.

“Na nevojitet rast dhe nismë që të bisedojmë për realitetin e ri dhe hapat e ardhshme. Realitet i ri janë ndryshimet e vazhdueshme. Globalisht jemi duke u përballur me shumë sfida, dikur radikale dhe destruktive, terrorizëm, armë për shkatërrim masovik, ndërsa këtu janë edhe të drejtat e njeriut, të cilat janë edhe më tej nën pikëpyetje”, theksoi Erjavec.

Megjithatë, ai potencoi se nuk dëshiron që Forumi të merret vetëm me kërcënimet dhe frikën, por edhe me mënyrat për krijimin e të ardhmes më të mirë, me përfshirje të bashkësisë ndërkombëtare, bashkëpunim dhe përmbajtje nga kërcënimet, me respekt të së drejtës dhe sundimit të drejtësisë.

“Vendet anëtare të BE-së duhet të jenë shembull për respektim të detyrimeve të ndërmarra”, theksoi shefi i diplomacisë sllovene.

Mes temave që do të bisedohen, do të jenë ndryshimet në botë dhe sfidat që duhet t’i miratojnë, nevojën për udhëheqësi të fuqishme demokratike, pozicionin e BE-së në botën e ndryshuar, për Ballkanin Perëndimor, të drejtat e njeriut gjatë ndryshimeve, diplomacinë digjitale etj.

Një nga panelet do t’i kushtohen Ballkanit Perëndimor dhe procesit të zgjerimit të BE-së

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close