Facebook do t’ju ndalojë reklamim atyre që përhapin lajme të rreme

Fejsbuk-u kumtoi se në të ardhmen kompanive dhe shfrytëzuesve të tjerë lidhur me përhapjen e lajmeve të rrema do t’ju ndalohet që të reklamohen përmes këtij rrejti social.

Fejsbuk-u bëri të ditur edhe se në mënyrë shtesë ka zhvilluar dhe avancuar një vegël “lajme të ndërlidhura” me qëllim të zvogëlohet qarkullimi dhe ndikimi i lajmeve të rrema.

Rrjeti social tani do të mund të identifikojë vëllim më të mëdha të lajmeve të rrema potenciale dhe më shpejtë t’i orientojë në grupin për kontroll për fakte, të cilat i publikon pala e tretë.

Në kumtesën e Fejsbuk-ut theksohet se disa grupe të caktuara e shfrytëzojnë funksionin “pejxhis” (Pages) si kanal për përhapjen e lajmeve të rreme. Kompanitë, organizata, personalitete të njohur dhe të tjerë e shfrytëzojnë këtë funksion të rrjetit social si profile të tyre publike.

“Ata të cilët shpërndajnë lajme dhe për të cilat pas kontrollit të fakteve konfirmohet se janë të rreme, më nuk do të mund të reklamohen në Fejsbuk”, kumtoi rrjeti social

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button