Angjushev: Maqedonia është e hapur për investime nga Izraeli

 Zëvendëskryeministri për Çështje ekonomike, Koço Angjushev para pesëdhjetë përfaqësuesve të kompanive të Izraelit dhe Maqedonisë në Forumin e biznesit në Jerusalem i prezantoi masat të cilat Qeveria e Maqedonisë do t’i ndërmarrë për zhvillimin ekonomik të shtetit, kumtoi Kabineti i zëvendëskryeministrit.

“Masat të cilat Qeveria do t’i implementojë për rritjen ekonomike të Republikës së Maqedonisë do t’i ndante në tri shtylla. Shtylla e parë janë masat për mbështetjen e investuesve, e dyta është ndërtimi i infrastrukturës përkatëse, me qëllim të ndërlidhjes më të mirë me vendet fqinje, ndërsa shtylla e tretë janë reformat në sektorin energjetik”, tha Angjushev, i cili është pjesë e delegacionit qeveritar zyrtar që po qëndron për vizitë treditore në Izrael.

Angjushev potencoi se Qeveria është duke përgatitur një koncept të ri për tërheqjen e investuesve, i cili pritet të prezantohet nga mesi i muajit dhe ai do të sigurojë transparencë dhe trajtim të barabartë të investuesve të huaj dhe vendor me çka pozitivisht do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të vendit.

Qeveria, informon zëvendëskryeministri, do të sigurojë mbështetje të drejtpërdrejtë për investime të reja, me plane të mira të biznesit, të orientuara në eksport, kompani të cilat kanë zhvillim të parashikueshëm.

“Përveç setit themelor të mbështetjes, që nënkupton lirim të investuesve nga taksat tatimore dhe doganore për një periudhë të caktuar, krijojmë një set masash për ndihmë të drejtpërdrejtë shtetërore të investuesve, të cilat në mënyrë transparente do të publikohen dhe njëjtë do të vlejnë edhe për kompanitë vendore edhe për ato të huaja. Secili investues do të ketë mundësi të marrë ndihmë shtetërore në lartësi deri në 50 për qind nga investimi, ndërsa do të stimulohet hapja e vendeve të punës, veçanërisht vendet e punës për kuadrin me arsim të lartë, të cilën dëshirojmë ta mbajmë në Republikën e Maqedonisë, ndërsa si veçanërisht e rëndësishme do të merret parasysh edhe bashkëpunimi i kompanive të huaja me ato vendore” sqaroi Angjushev.

Ai bëri me dije se paralelisht me procesin e tërheqjes së investuesve të huaj Qeveria me përkushtim do të punojë edhe në ndërtimin e infrastrukturës bashkëkohore, me të cilën Maqedonia më mirë do të ndërlidhet me fqinjët, ndërsa kompanitë do ta ngrisin nivelin e konkurrencës me çfarë do të kenë mundësi më shpejt të zhvillohen dhe në mënyrë shtesë të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button