Lista zyrtare e kandidatëve lokal: do të votohet për “emra partiak” e jo programe zgjedhore

Publikimi i emrave për kryetar të komunave bëri që të lëvizin individë nga pushteti qendror në atë lokal duke përsëritur emra edhe të zgjedhjeve lokale paraprake. Ky “sindrom i çuditshëm” vjen si pasojë e mungesës së kulturës politike me çka jepet shenjë se edhe në këto zgjedhje lokale do të votohet për emra e individë partiak dhe jo për programe zgjedhore vlerësojnë për Portalb.mk profesori universitar Sefer Tahiri dhe analistit politik Albert Musliu.

LEXO: Lista zyrtare e kandidatëve të pavarur për zgjedhje lokale 2017
LEXO: Lista zyrtare e kandidatëve për zgjedhjet lokale

Sipas Tahirit ky “sindrom i çuditshëm” vjen sepse vazhdon okupimi i partive politike nga klane të caktuara, nuk kemi funksionalizim të kontrollit brendapolitik partiak dhe se partitë qeverisëse dëshirojnë të tregojnë fuqi edhe në zgjedhjet lokale.

Sefer Tahiri “Partitë politike vuajnë nga një sindrom i çuditshëm i cila vjen si pasojë e përvojës politike të deritashme në Maqedoni ku vazhdojmë të kemi okupim të funksioneve politike nga grupe apo klane të caktuara partiake të cilët janë të afërt me kreun partiak. Kjo ka ardhur nga fakti se në Maqedoni nuk kemi të ndërtuar një sistem demokratik brendapartiak të subjekteve politike pasi që ende nuk kemi funksionalizim të kontrollit brendapolitik si dhe sepse partitë përpiqen të tregojnë se janë të fuqishme duke mos ofruar alternativa tjera pos atyre që janë parë në zgjedhjet parlamentare. Kjo gjithashtu shpreh edhe jogatishmërinë e partive politike për t’u reformuar, respektuar etikën politike dhe për mosposedim të parimeve të partive politike”, tha Tahiri.

Ai sqaroi se funksionalizimi i kontrollit brendapolitik partiak do të largonte situatat ku bartës të funksioneve shtetërore njëkohësisht nuk do të jenë edhe bartës të funksioneve partiake ndërsa përpjekja e partive politike për të treguar se janë të fuqishëm vjen sepse këto zgjedhje lokale janë të rëndësishme në Maqedoni.

Albert MusliuNdërkaq, analisti politik Alber Musliu vlerësoi se pavarësisht asaj se a kemi lëvizje të individëve nga pushteti qendror në atë lokal dhe asaj që qytetarët do të duhet të zgjedhin kombinimin e ardhur nga programi i mirë partiak dhe emër i besueshëm, sërish votën do ta përcaktojë emri i partisë.

“Fakti se kemi lëvizje të personave nga pushteti qendror në atë lokal është sepse mund të kemi një kombinim të emrit të kandidatit dhe programit partiak. Kjo mund të jetë kombinim i dëmshëm për partinë nëse pas programit nuk qëndron një emër i besueshëm gjë e cila do të pengonte depërtimin e programit deri te qytetari, nga ana tjetër prezantojmë vetëm emra pa ndonjë realizim konkret të interesave të qytetarëve edhe kjo do të jetë e kot. Nëse partitë kombinojnë programin me emër të besueshëm për qytetarët do të jenë më të suksesshme. Por duhet të kuptohet se për të qenë kandidat i suksesshëm nuk ka rëndësi se a vjen nga pushteti qendror apo çfarë programi do të ofrojë, sepse së fundmi qytetarët sërish përzgjedhin emrat e partive”, tha Musliu.

Kandidatët partiak të partive qeverisëse

Përndryshe, kanë ngelur edhe pesë ditë për të përzgjedhur kandidatët për këshilltarë dhe kryetarë komunash dhe për të dorëzuar listat në KSHZ më së voni deri më 9 shtator, ndërkaq listës së deritashme zyrtare i paraprijnë emra me funksione të larta shtetërore. I tillë është emri i ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari, i zëvendësministrit të Arsimit, Visar Ganiu dhe deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë si Ace Kocevski dhe Stefan Bogoev. Nuk përjashtohen edhe emrat të cilët më herët kanë qenë bartës të funksioneve shtetërore apo kanë pasur mandate paraprake komunale. Siç qëndron puna me Nevzat Bejtën në Komunën e Gostivarit dhe Fatmir Deharin e Kërçovës. Në lidhje me këtë ekspertët juridik vlerësojnë se etikisht dhe politikisht kur një funksionar shtetëror vendos të kandidon në zgjedhje lokale duhet të jep dorëheqje nga posti i tij duke autorizuar zëvendesin e tij. Kjo duhet të ndodh ngaqë nuk mundet që deri sa zgjat fushata zgjedhore njëkohësisht të jep nëshkrime si funksionar shtetëror.

Ndryshe, në mesnatë përfundon afati për mbledhje të nënshkrimeve të kandidatëve të pavarur për këshilltarë dhe për kryetar komunash në Zgjedhjet Lokale të vitit 2017.

LEXO: Taravari: Unë largohem, reformat e premtuara do të realizohen
LEXO: Maqedoni, koalicionet e mundshme për zgjedhjet lokale të tetorit
LEXO: Emrat e kandidatëve për zgjedhje lokale në Maqedoni?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button