Janë mbledhur nënshkrime për 48 lista të pavarura për këshilltarë dhe 27 kryetarë të komunave

Deri në mesnatë në repartet dhe zyrat rajonale të KSHZ-së mblidhen nënshkrimet për kandidatët e pavarur për këshilltarë dhe për kryetarët e komunave për zgjedhjet e ardhshme parlamentare 2017. Sipas shqyrtimit të KSHZ-së sipas komunave, qytetarët japin nënshkrime për 48 lista të pavarura për këshilltarë dhe për 27 kandidatë për kryetarë të komunave.

Disa prej tyre, siç publikuan vetë, e kanë mbledhur numrin e nevojshëm të nënshkrimeve nga qytetarët. Numri i nënshkrimeve varet nga numri i banorëve në komunat përkatëse.

Nënshkrime për kandidat të pavarur për kryetar komune, sipas shqyrtimit të publikuar sot në ueb faqen të KSHZ-së, mbledhin nga dy kandidatë në Manastir – Kirço Tashkov dhe Jorgo Ognenovski, në Ohër – Goran Kitevski dhe Stevçe Stevkovski dhe në Çuçer Sandevë – Aco Popovski dhe Jovan Pejkovski. Nënshkrime për kandidatura për kryetar mbledhin edhe në Bërvenicë Enver Bajaziti, në Vallandovë Stojan Manolev, në Vevçan Gospodin Poposki, në Gazi Babë Toni Gjurovski, në Gradsko Gligor Kocev, në Debarcë Jadranka Binan, në Dojran Toni Ajcev, në Zërnovc Metodi Nikollov, në Kavadar Boris Davidov, në Karposh Vlladimir Kofçegarski, në Kumanovë Marijanço Andellovski, në Makedonski Brod, Zharko Zlltevski, Mogilë Stevo Pivkovski, Negotinë Gjorgji Ajtov, në Novaci Peco Micovski, në Petrovec Zvonko Cvetkovski, në Probishtip Goran Filipovski, në Radovish Jure Gjergjiev, në Rankovcë Ivica Toshevski, në Strugë Nasto Papioski dhe në komunën Qendër të Shkupit, Andrej Zhernovski.

Nënshkrime mblidhen edhe për 48 lista për këshilltarë, ndërsa më së shumti – 12 ka në Makedonski Brod, katër në Petrovec dhe tre në Radovish.

Zyrtarisht se për sa lista të këshilltarëve të pavarur dhe kandidatëve për kryetarë të komunave do të votohet në zgjedhjet e caktuara për më 15 tetor do të dihet pasi komisionet komunale zgjedhore t’i konfirmojnë listat pas kontrolleve të domosdoshme. Sipas Afatit për zbatimin e Zgjedhjeve lokale 2017 në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), listat e dorëzuara nga ana e kandidatëve të pavarur dhe nga partitë politike KKZ duhet t’i konfirmojë më së voni deri më 14 shtator.

Zgjedhjet lokale janë caktuar për më 15 tetor. Do të zgjidhen kryetarë të komunave dhe këshilltarë në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button