Avokati i Popullit kërkon kushte në shkollat për realizimin e të drejtave të fëmijëve

Garancia juridike e të drejtës për arsim fillor dhe të mesëm të domosdoshëm falas duhet të kuptohet shumë më gjerë sesa vetëm me sigurimin e librave falas dhe transportit publik. Nevojitet shumë më tepër me qëllim të sigurimit të kësaj të drejte të fëmijës në bazë të barabartë. Nevojiten shkolla përkatëse dhe moderne, objekte shkollore të adaptueshme, klasa me pajisje moderne, përmbajtje mësimore cilësore, shërbime profesionale me ekipim të plotë, kuadër mësimor i cili synon drejt respektimit dhe realizimit të të drejtave të fëmijëve, porositi sot Avokati i Popullit Ixhet Memeti me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

Nevojitet, shtohet në kumtesën e Avokatit të Popullit, të krijohen të gjitha kushtet me qëllim që shkolla të jetë vend ku çdo fëmijë do të ketë arsim cilësor, ushqim, por edhe ku do të dëgjohet zëri i tij në procesin arsimor, përmes pjesëmarrjes së tij aktive në marrjen e vendimeve dhe në planifikimin e aktiviteteve të lira falas.

“Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, të gjithë fëmijëve, sidomos atyre të cilët për herë të parë ulen në bankat shkollore u dëshiroj fillim të suksesshëm, me shpresë se shkolla do të jetë për ta vend ku me kënaqësi dhe gëzim fitohen dituri dhe aftësi të reja, do të shoqërohen me nxënësit tjerë, do të bashkëpunojnë me arsimtarët, profesorët dhe ku do të mësojnë si ta zhvillojnë dhe kultivojnë bashkëjetesën, tolerancën dhe respektin e të drejtave të njeriut”, qëndron në kumtesë.

Avokati i Popullit përkujton për rëndësinë e arsimit në zhvillimin e personalitetit të çdo njeriu, në trasimin e rrugës së suksesit, por siç thotë edhe në detyrimin për sigurimin e kushteve për realizim të papenguar të kësaj të drejte për çdo fëmijë, me qëllim të përgatitjes së fëmijës për jetë të përgjegjshme në shoqërinë e lirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button