Parlament, shumica qeveritare e mbështeti propozimin e VMRO-DPMNE-së

Deputetët paradite e filluan punën për pikët nga rendi i ditës së seancës së 12-të në të cilën janë vendosur disa ligje me procedurë të shkurtuar, si dhe Propozimin për shpalljen e emërimit të Prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë dhe Propozim-vendimin për përcaktimin e numrit të nënkryetarëve të Kuvendit.

Shumica qeveritare e mbështeti propozimin e VMRO-DPMNE-së opozitare në rend dite, me procedurë të shkurtuar të vendosen tre ligjet e tyre.

Deputetët votuan disa vendime për ndryshime të përbërjes së delegacioneve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, të disa komisioneve dhe komiteteve. Anëtarë të rinj të Këshillit nacional për eurointegrime janë Ivanka Dodovska, e cila vjen me propozim të presidentit të Republikës së Maqedonisë, Bojan Mariçiq, me propozim të Kabinetit të kryetarit të Qeverisë, akademiku Luan Starova nga ASAHM-i dhe deputeti Stevo Pendarovski si një prej bashkëkryesuesve të Këshillit të BE – Republika e Maqedonisë.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi tha se ai e ka propozuar vendimin, por se kompetenca për të vendosur ka Parlamenti.

Me procedurë të shkurtuar do të sillet pakoja e ligjeve e propozuar nga shumica qeveritare. Këto tri ligje parashikojnë që paga minimale të jetë 12.000 denarë, kompensimi për një grup të caktuar të punëtorëve të falimentuar dhe heqja e taksës radiodifuzive, të propozuara nga shumica qeveritare.

Koordinuesi i grupit të deputetëve të LSDM-së dhe koalicioni i bashkuar Tomisllav Tuntev në seancë kërkoi mbështetje nga opozita për sjelljen e këtyre ligjeve. Shumica qeveritare e mbështeti vendosjen në rend dite me procedurë të shkurtuar të tri ligjeve të opozitës, por Tuntev tha se pasi do t’i shqyrtojnë do ta kumtojnë qëndrimin nëse do të japin mbështetje për sjelljen e tyre.

Qeveria propozoi me procedurë të shkurtuar të sillen edhe ndryshimet e Ligjit për studime mjekësore dhe avancimin e vazhdueshëm profesionale të mjekëve me të cilin, siç tha mes tjerash ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, parasheh që spitalet të vendosin cili mjek do të shkojë për avancim jashtë vendit, e jo si deri më tani ministri i Shëndetësisë.

Në rend dite me procedurë të shkurtuar janë vendosur edhe tre propozime të VMRO-DPMNE-së opozitare, për çka votuan edhe deputetët e shumicës qeveritare. Me ndryshimet e ligjit për pagesën e pagave janë paraparë nga 1 janari i vitit 2018 për pesë për qind të rritet paga e 120.000 të punësuarve në arsim, shëndetësi, polici, ushtri, ndërmarrjet publike, fondet, agjencitë, aktorët dhe punonjësit tjerë të kulturës. Opozita propozon edhe ndryshime të ligjit për kryerjen që parasheh  borxhi për kryerjen e llogarive komunale të maksimalizohet deri në vlerën e borxhit kryesor. Ligji i tretë parasheh që Qeveria të sigurojë vauçerë për studentët të cilët për herë të parë regjistrojnë vitin e tretë dhe të katërt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button