Lista zyrtare e kandidatëve për zgjedhjet lokale

Lista zyrtare e kandidatëve për zgjedhjet lokale duhet të finalizohet më 9 shtator ndëkohë që nga ajo që bëjnë të dditur për Portalb.mk nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), partia Aleanca për Shqiptarët (ASH), Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe Lëvizja BESA, ajo përmban vetëm 16 emra.

Nga 16 emra të kandidatëve të shpallur nga partitë politike në Maqedoni, më së shumti udhëheq Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë.

Për në Veles nga kjo parti doli emri i Ace Kocevski, për në Ohër i Jovan Stojanovskit kurse për Negotinë emri i Toni Dellkov ndërkohë që për në Vallandovë qarkullon emri i Pero Kostadinov, në Demir Kapi i Llazar Petrov kurse për në Krushevë emri i Tomçe Hristoskit. Në komunën që u udhëheq për tre herë rradhasi nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, Strumicë doli emri i Kosta Janevskit. Për në Komunën e Aerodromit kjo parti ka kandiduar Zlatan Marin, në Haraçinë shqiptaren Militia Halimi kurse për në Karposh Stefan Bogoev. Këto emra janë të vetmet zyrtare.

“Emrat që tashmë janë publikuar në media janë kanidatët që zyrtarisht gjenden në listën e të përzgjedhurve. Të tjerët ende nuk janë vendosur”, thonë nga LSDM-ja.

Për Komunën Qendër zyrtare është bërë edhe kandidatura e pavarur e Andrej Zhernovskit.

Si kandidat nga partia Alenca për Shqiptarët zyrtare ngelet kandidatura e Komunës së Gostivari, ministri aktual i Shëndetësisë, Arben Taravari ndërkohë që në mbledhjen që pritet të mbahet të mërkurën kjo parti pritet ta zyrtarizojë edhe emrin e Isen Shabani për Komunën e Vrapçishtit.

“Për momentin zyrtare ngelet emri i Arben Taravarit për Komunën e Gostivarit, ndërkohë që të mërkurën pritet të zgjedhet edhe kandidati i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani”, thanë për Portalb.mk nga ASH-ja.

Nga BDI zyrtare ngelen kandidimi i Fatmir Deharit për Komunën e Kërçovës, Nevzat Bejtës për në Gostivar dhe Visar Ganiu në Çair.

Ndërkohë që Teuta Arifi në mënyrë indirekte ka thënë se është kandidatja e vetme e BDI-së për Komunën e Tetovës të cilën e udhëheqi gjatë mandatit paraprak.

Mga Partia Demokratike Shqiptare zyrtare është kandidatura e Azem Sadikut në Studeniçan, ndërkohë që nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët për Gostivar kanë kandiduar Shpat Iseinin.

Nga Lëvizja BESA edhe më tej nuk kanë një emër konkret në listën e kandidatëve.

“Ende nuk kemi ndonjë listë për kandidatët e përzgjedhur nga BESA. Sapo të vendosim do t’ju njoftojmë”, thonë nga BESA.

Përndryshe, kanë ngelur edhe pesë ditë për të përzgjedhur kandidatët për këshilltarë dhe kryetarë komunash dhe për të dorëzuar listat në KSHZ më së voni deri më 9 shtator. Më 25 shtator fillon zyrtarisht fushata parazgjedhore për rrethin e parë e cila do të përmbyllet dy ditë para zgjedhjeve të 15 tetorit, ndërsa më 14 tetor do të jetë heshtje parazgjedhore.

Ndryshe, në mesnatë përfundon afati për mbledhje të nënshkrimeve të kandidatëve të pavarur për këshilltarë dhe për kryetar komunash në Zgjedhjet Lokale të vitit 2017.

LEXO: Maqedoni, koalicionet e mundshme për zgjedhjet lokale të tetorit
LEXO: Emrat e kandidatëve për zgjedhje lokale në Maqedoni?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button