fbpx

Afati për regjistrim të pilotëve të ardhshëm i vazhduar deri më 20 tetor

Afati i regjistrimit të pilotëve të ardhshëm është vazhduar deri më 20 tetor të vitit 2017, informon Ministria e Mbrojtjes.

Ministria dhe Akademia Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostoloski” – Shkup i njoftojnë të gjithë personat e ri të interesuar, me ciklin e parë të përfunduar të studimeve, të cilët kanë dëshirë dhe i përmbushin kushtet në pajtim me Konkursin për dëgjues në aftësimin profesional dhe perfeksionimin për gjininë aviacion mund këtë ta bëjnë deri më 20 tetor të vitit 2017.

Në konkursin e publikuar mund të paraqiten të gjithë në moshën deri 28 vjet me arsim të lartë të përfunduar dhe gjendje të mirë psikofizike.

Informacione më të hollësishme lidhur me kushtet e përgjithshme dhe të posaçme nga Konkursi mund të gjeni në linkun vijues: KONKURS.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close