Sharapova eliminohet nga turneu U.S. Open

Ylli rus i tenisit, Maria Sharapova, u eliminua nga turneu U.S. Open në Nju Jork, pasi në rrethin e katërt u mposht nga letonezja Anastasija Sevastova.

Ajo ka humbur turneun prestigjioz me rezultat 5-7, 6-4, 6-2, njofton “REL”.

Sharapova, ish-lojtare numër një në botë, ka pasur paraqitjen e parë në U.S. Open prejse i ka përfunduar ndalesa prej 15 muajsh, për shkak të shkeljes së rregullave të dopingut.

Paraqitja e saj e fundit e madhe ka qenë në Australian Open, në janar të vitit 2016.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button