Maqedoni, sot skadon afati i nënshkrimeve për kandidatë të pavarur

Në mesnatë përfundon afati për mbledhje të nënshkrimeve të kandidatëve të pavarur për këshilltarë dhe për kryetar komunash në Zgjedhjet Lokale të vitit 2017.

Nënshkrime për këshilltarë dhe për kryetarë komunash mblidhen në shumë komuna. Zyrtarisht për sa lista të pavarura këshilltarësh dhe kandidatësh për kryetarë komunash do të votohet në zgjedhjet e caktuara për më 15 tetor do të dihet pasi komisionet komunale zgjedhore do t’i konfirmojnë listat pas kontrolleve të nevojshme. Sipas Afatit për zbatimin e Zgjedhjeve Lokale 2017 të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), listat e parashtruara nga ana e kandidatëve të pavarur dhe nga partitë politike KKZ duhet t’i konfirmojë më vonë deri më 14 shtator.

Deri më 9 shtator në mesnatë, megjithatë zgjat edhe kontrolli publik në Listën Zgjedhore. Qytetarët kontrolle mund të bëjnë në njësitë rajonale dhe zyrat e KSHZ-së dhe në mënyrë elektronike përmes aplikimit të ueb faqes të Komisionit www.sec.mk.

Javën e kaluar qytetarët e KSHZ-së vlerësuan se po rritet numri i qytetarëve të cilët bëjnë kontrolle të të dhënave të tyre në Listën Zgjedhore.

Zgjedhjet lokale janë caktuar për më 15 tetor. Do të zgjidhen edhe kryetar komunash dhe këshilltarë në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button