Koreja Jugore do të sistemojë edhe katër lansues për THAAD

Koreja Jugore kumtoi sot se do t’i sistemojë edhe katër lansuesit tjerë për sistemin kundër-raketor amerikan THAAD, si përgjigje e provës më të re bërthamore të Phenianit.

Sistemi THAAD, që tani më është instaluar në Korenë Jugore, shkaktoi reagime të fuqishme në Kinë.

Në kumtesën e Ministrisë koreanojugore të Mbrojtjes, theksohet se katër lansuesit e mbetur do të sistemohen pas përfundimit të vlerësimeve qeveritare për ndikimin e tyre ndaj mjedisit jetësor.

Që të sistemohen lansuesit, do tëkryhen konstruksione të caktuara, shtoi Ministria koreanojugore e Mbrojtjes.

Deri më tani janë sistemuar dy lansues.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button