Kombëtarja e qetë drejt Strumicës

Kombëtarja Shqiptare niset drejt qytetit të Strumicës ku të Martën në orën 20:45 do të luajë ndeshjen eliminatore kundër Maqedonisë.

Skuadra dhe stafi kuqezi u larguan nga hoteli i Shkupit rreth orës 10 të paraditës së sotme dhe pas rreth 90 minutash do të akomodohen në qytezën kufitare me Bullgarinë ku do të zhvillojnë edhe seancën e fundit përgatitore nën drejtimin e trajnerit Christian Panucci, njofton Supersport.al.

Nata në Shkup kaloi e qetë ku Shqipëria u akomodua pas një udhëtimi që nisi nga Elbasani. Në dalje të hotelit, lojtarët u ndalën për disa momente për të bërë edhe disa foto me tifozë të ndryshëm që kishin mbërritur për të përcjellë ekipin. Ajo që ra në sy ishte prania e forcave të sigurisë që monitoronin në çdo moment lëvizjet e lojtarëve për t’u siguruar që gjithçka të kalonte e qetë.

Në Strumicë, në orën 18:30 trajneri Panucci dhe kapiteni Agolli do të flasin në një konferencë për shtyp dhe në orën 19:00 do të zbresë në fushën e blertë për të zhvilluar seancën përgatitore.

LEXO: Milioneri suedez do të jetë gjyqtari i ndeshjes Maqedoni – Shqipëri

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button